Greqia mbyll kufijtë. Ambasada greke: Ja kush mund të kalojë në doganë

Policia Kufitare njoftoi dje të gjithë qytetarët shqiptarë, që duan të udhëtojnë drejt Greqisë se nuk do të lejohen të kalojnë në pikat kufitare të Kakavijës dhe Qafë Botës, për arsye të parandalimit të koronavirusit.

Ndërkohë autoritetet greke lajmërojnë se janë mbyllur të gjitha pikat lidhëse, tokësore, detare dhe ajrore me Shqipërinë, duke filluar nga data 15 mars 2020.

Nga kjo masë përjashtohen shtetasit grekë si dhe të gjithë ata me qëndrim në Greqi.
Përjashtohet gjithashtu, transporti i mallrave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftim
Autoritetet Greke, në kuadrin e masave për kufizimin e përhapjes së koronavirusit, njoftuan mbylljen e të gjitha pikave lidhëse, tokësore, detare dhe ajrore me Shqipërinë, duke filluar nga data 15 mars 2020.
Nga kjo masë përjashtohen shtetasit Grekë si dhe të gjithë ata me qëndrim në Greqi.
Përjashtohet gjithashtu, transporti i mallrave.
——-
Ανακοίνωση
Οι ελληνικές Αρχές, στο πλαίσιο των μέτρων περιορισμού εξάπλωσης του κορωνοϊού, ανακοίνωσαν το κλείσιμο όλων των αεροπορικών, θαλάσσιων και χερσαίων συνδέσεων με την Αλβανία, από 15 Μαρτίου 2020.
Εξαιρούνται οι Έλληνες υπήκοοι, καθώς και όσοι διαμένουν στην Ελλάδα.
Εξαιρούνται, επίσης, οι εμπορευματικές μεταφορές.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/GreeceinAlbania/photos/a.216117328539915/1565491233602511/?type=3&theater

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?