Greqia në flake, mbi 158 vatra zjarri duke përfshirë edhe kryeqytetin

 

Kujtim VANI

Greqia është përfshirë sot në një uragan zjarri, ku numrohen plot 158 vatra zjarri, ku shkaqet e tyre ende mbeten të paqarta dhe të paditura, ndërkohë që deri më tani kemi vetëm një 45 vjeçar të ndaluar nga policia. Fillimisht zjarri filloj në Lakonia , ku mbeti i vdekur edhe një qytetar i huaj dhe u dogjën shumë shtëpi banimi, si dhe mbi 30 hektar kullota. Fillimisht u evakuan 130 fëmij nga kampi i Malakas të cilët janë strehuar në ambientet e Ministrisë së Mjedisit në Mesologion. Nërsa në Agio Nikolau u dogjën 10 shtëpi banimi dhe nuk bëhet i ditur se sa të tjera janë dëmtuar, ndërsa zona ka mbetur pa drita, pasi është ndërprerë edhe energjia elektrike. Shpërthimi i flakëve ka përfshirë edhe një lagje fare pranë Athinës, lagjen Imitu në kryeqytet, ku për shuarjen e flakëve veç zjarrëfikësve dhe helikopterëve u mobilizuan me qindra qytetarë në ndihmë të zjarrëfikësve për të mbrojtur banesat nga flakët duke përdorur kova me uji dhe sende të tjera rrethanore. Zonat më të prekura nga llavat e zjarrit ishin Lakonia, Atika, Evia dhe Argolidha, ku ende situate ndodhet tepër e vështirë. Në disa zona ende vazhdon lufta me zjarrin. Në frontet e mëdha të zjarrit në zonat Kareas, Malakasa, Neapolis Lakonia dhe Spathovuniu Korinthi përqëndrohen përpjekjet me të gjitha mjetet për shuarjen dhe vënjen nënëkontroll të flakëve në mënyrë për të shmangur një katastrofë gjatë natës. Sipas të dhënave më të fundit  nga përfaqësuesi i drejtimit të operacionit z. Nikos Cokas, është ndërprerë operacioni nga forcat ajrore, por mbeten forcat të fuqishme tokësore që vazhdojnë punën për shuarjen e zjarrit. Zoti Cokas informon se situata ka paksa përmirësime pothuiajse në të gjitha zonat, por rreziku mbetet i madh si rezultat i erërave të vazhdueshme. Siç bëhet e ditur e vështirë parashikohet dita e nesërme në zonën e kryeqytetit, për shkak të rrezikut nga zjarret në Atiki, ku u është ndaluar këmbësorëve dhe automjeteve të lëvizin nëpër rrugët pranë pyjeve periferike dhe pemëve, ndërkohë që policia ndodhet në gatishmëri për orientimin e qarkullimit dhe ndërhyrjen e shpejtë në raste emergjente. Nga ora 06:00 deri në orën 21:00 janë numëruar në total plot 59 zjarre në zonat rurale dhe 99 zjarre në zonat urbane, ku në 45 raste u desh ndërhyrja e zjarrëfikësve dhe të qindra qytetarëve duke u ardhur në ndihmë zjarrëfikësve me kova me ujë dhe mjete të tjera rrethanore. Kryeministri Aleksis Cipras, mblodhi menjëherë anëtarët kryesor të qeverisë për tu informuar dhe për të kordinuar veprimet në lidhje me situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga zjarret. Në takim merrnin pjesë ministri i Brendshëm Vucis, ministri i Mbrojtjes Kamenos, ministri i Rendit Panusis, sekretari i përgjithshëm për mbrojtjen civile, Mavropulos, komandanti i përgjithshëm i policisë së shtetit, Roubatis dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kostarakis. Kryeministri e vuri theksin në mënyrë të veçantë në administrimin e situatës në malet që ndodhen në periferi të Athinës, si mali Parnitha dhe Penteli, por edhe për zona të tjera malore. Pas takimit kryeministri, Aleksis Cipras, i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes, Panos Kameni, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Michael Kostaraqis, vizitoi dy pilotët e aeroplanit Canader që ndodhen të shtruar në Spitalin Ushtarak të Forcave Ajrore në Athinë, të cilët  bënë një ulje emergjente gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit në Lakonija. Kryeministri pasi u informua mbi gjendjen e tyre shëndetësore i uroi për një shërim sa më të shpejtë dhe të mirë. Në operacionin e ditës së sotme u përfshinë mbi 200 zjarrëfikës, mbi 70 automjete zjarrëfikse dhe 6 avjonë dhe helikopterë me uji.

SHKARKO APP