Greqia në gjendje të jashtëzakonshme, çfarë po ndodh në Santorini?
Disa tërmete të tjerë kanë goditur ishullin grek të Santorinit vetëm disa orë pasi autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme. Të enjten, një tërmet me magnitudë 4.6 u regjistrua në orën 20:16 në detin midis Santorinit dhe një ishulli tjetër, Amorgos.
Gjithashtu në ishullin grek të Santorinit kanë nisur patrullimet gjatë natës nga frika e plaçkitjeve në ishull, pasi shumica e banorëve janë evakuuar. Më shumë se 11,000 njerëz janë larguar pasi tërmetet po regjistrohen minutë pas minutë.
Një magnitudë 6.0 e lart konsiderohet e rëndë, ndërsa magnituda 5.2, më e forta e përjetuar deri më tani në rajon, konsiderohet normale. Gjendja e jashtëzakonshme për ishullin do të jetë në fuqi për gati një muaj të tërë, deri më 3 mars.
KOHA JONË SONDAZH

