Greqia pezullon kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë nga Kapshtica, reagon Drejtoria e Kufirit

Ditën e nesërme do të pezullohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në pikën kufitare të Kapshticës. Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë përmes një deklarate për mediat ka bërë me dije se autoritetet greke, duke nisur nga ora 06:00 e ditës së nesërme, deri në orën 23:59 të datës 6, nuk do të lejojë kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) permes Kapshticës.

Sipas burime zyrtare shkak i këtij pezullimi është për të shmangur problemet dhe vështirësitë në qarkullim, si pasojë e prezencës të akullit në rrugë. Ndërkohë, do të lejohet kalimi i autoveturave dhe autobusëve të cilët duhet të jenë të pajisur me zinxhirë.

Policia Kufitare, apelon drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta shmangin ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës.

SHKARKO APP