Greqia: Roja bregdetare nuk tentoi të mbysë anijen me refugjatë

 

Autoritete greke kanë reaguar pas disa shkrimeve në shtypin e huaj, nw tw cilin thuhej se një anije e Trupës Portuale të Rojes Bregdetare Greke, tentoi që të fundoste një gomone të mbushur me refugjatë.

Sipas maturiteteve greke është absolutisht e pavërtetë, ashtu sikundër dallohet edhe nga videoja, megjithëse duket qartë se pamjet janë të montuara.

Teksti i plotë i njoftimit të Trupës Portuale greke:

“1. Komanda e Trupës Portuale të Rojës Bregdetare Greke përgënjeshtron në mënyrë kategorike shkrime të shtypit të huaj dhe materialin audioviziv të përpunuar të një faqeje të huaj interneti, sipas të cilave, një anije e Trupës Portuale të Rojes Bregdetare Greke, tenton gjoja të fundosë një gomone me refugjatë. Për më tepër, nuk meriton përgënjeshtrim as përpjekja që po bën një anëtar i ekuipazhit të tërheqë afër një anijeje të madhe shpëtimi një gomone të vogël, duke përdorur një ganxhë detare (domethënë një paisje, që sipas praktikës navale ndërkombëtare përdoret edhe për këtë qëllim), ndërsa një anije aty afër e Rojes Bregdetare Turke ndihmoi në operacionin e shpëtimit, duke ndriçuar dhe lehtësuar me prozhektorët e saj të gjithë operacionin.

2.Konsideron të paktën kundërthënës faktin që akuzohet Trupa Portuale e Rojes Bregdetare Greke se ndjek gjoja praktika të tilla, të cilat nuk u përshtaten vlerave dhe civilizimit tonë dhe janë plotësisht të kritikueshme, ndërkohë që kjo Trupë Portuale e Rojes Bregdetare Greke , që nga fillimi i vitit 2015 dhe deri më sot, në qindra operacione kërkim – shpëtimi, ka shpëtuar nga mbytja në det të paktën 9.000 refugjatë.

3.Përgënjeshtron gjithashtu në mënyrë kategorike, se pati dialog midis Komandantëve të Rojeve Bregdetare të Greqisë dhe të Turqisë, siç pretendojnë shkrime të shtypit turk’’.

SHKARKO APP