Greqia shtrëngon masat anticovid. Vaksinimi bëhet i detyrueshëm për personat mbi 60 vjeç, nëse nuk e bëjnë gjobiten

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis përmes një videokonference ka njoftuar disa masa të reja në kuadër të festave të fundvitit që janë duke afruar, si edhe shfaqjes së variantit Omicron.

Kryeministri ka njoftuar se vaksinimi për personat mbi 60 vjeç është bërë i detyrueshëm dhe që prej datës 16 janar çdokush që nuk e ka bërë duhet të fillojë dhe të bëjë rezervimin e dozave.

Për ata që refuzojnë ta bëjnë, kryeministri grek ka thënë se do të gjobiten muaj për muaj me nga 100 euro.

Ai njoftoi gjithashtu se nga data 6 deri më 12 dhjetor do të shpërndajë një test të shpejtë për çdo të rritur, të vaksinuar dhe jo.

SHKARKO APP