”Greqia të ndërhyjë”, vëllai i Fredi Belerit tregon mesazhin që i tha nga burgu

Vëllai i Fredi Belerit ka dhënë një intervistë për televizionin grek “Action24”, dhe deklaron se mesazhi i Fredi Belerit është se do të qëndrojë në burg deri sa të jetë nevoja dhe se do të respektojë vendimin dhe votat e himariotëve. “Jam i detyruar të respektoj vendimin dhe votat që kam marrë nga 4000 himariotë. Do të qëndroj në në sa të jetë e nevojshme”, tha Leonard Beleri në emër të vëllait të tij.

“Pala shqiptare kërkon të mos lejojë që Bashkia të kalojë në duart e Greqisë. Kjo është e qartë, pas kaq shumë aplikimeve për lirimin e kryetarit të Himarës, në mënyrë që ai të bëjë betimin. Fatkeqësisht nuk ka vullnet. Nga data 12 maj e deri më sot, jemi të sigurt që kjo ka qenë e planifikuar që në fillim, që Bashkia e Himarës të mos ndërrojë dorë”, theksoi ai. Më tej shtoi se “kjo vonesë i leverdis Ramës, sepse ai e ka humbur këtë bashki, por administrata i mbetet autoritetit të mëparshëm. Greqia duhet të këmbëngulë dhe të gjejë një zgjidhje menjëherë”, u shpreh vëllai i Belerit.

Mediat greke shkruajnë se hendeku mes Athinës dhe Tiranës po rritet pas rrëzimit të kërkesës së fundit të kryebashkiakut të zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri, për lirimin e tij nga akuza e ‘shit-blerjes së votave’. Çështja e Fredi Belerit, i cili qëndron në paraburgim në spitalin e burgjeve në Tiranë, duket se ka hyrë në ngërç, ndërsa pasojat diplomatike tashmë janë evidente në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?