Greqia, veto anëtarësimit të Shqipërisë
Zgjedhjet për Parlamentin Europian që mbahen të dielën kanë rritur ndjeshëm retorikën e ashpër dhe nacionaliste në Greqi. Lideri i Demokracisë së Re, Kiriakos Micotakis, gjatë tubimit përmbyllës të fushatës, paralajmëroi bllokimin e rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“Ne do të përdorim të drejtën e vetos kundër Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, u shpreh lideri i opozitës sipas asaj që raporton Kathimerini. Gjatë fjalimit të mbajtur në Selanik, ai tha se do të mbrojë të drejtat e pakicës kombëtare greke: “Nëse këto të drejta nuk respektohen, Shqipëria ta harrojë rrugëtimin drejt BE-së”.
Franca, Gjermani dhe Holanda, janë shtetet e tjera që kanë shfaqur pasiguri dhe mosbesim tek Shqipëria për të qenë pranë BE-së. Franca e shqetësuar nga emigrantët, Holanda e vendosur për të rikthyer vizat dhe Gjermania e shqetësuar për situatën politike.
KOHA JONË SONDAZH

