Greqia veto Integrimit të Shqipërisë në BE, Bushati: Beleri është i burgosur politik me urdhër të Ramës
Alfred Beleri nuk ka tensionuar veç marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë, por edhe ndërmjet qeverisë greke me atë gjermane. Për veton e Athinës zyrtare për Integrimin e Shqipërisë në BE, analisti Andi Bushati tha se nuk bie dakord me këtë veprim të Greqisë, por nga ana tjetër deklaroi se Fredi Belerit i janë shkelur të drejtat dhe se ai është “i burgosur politik me urdhër të Edi Ra,ës”.
“Ne marrim këtë çështje dhe i përziejmë të gjitha. Nëse do të krijosh tymnajë, merri përzieji dhe nuk kupton njeri. Këtu ka një çështje greke që na vendos veton. Është një çështje që i thotë Gjermania-Greqisë mos e shfrytëzo. Belerit jo po i dhunohen të drejtat, por po i “shkapërdhehen” të drejtat.
A na shkelin apo jo të drejtat dhe duhet të jemi mbrojtës të të drejtave të Belerit. Unë kam mbajtur një pozicion, që mund të jesh kundër Greqisë dhe pro Belerit. Mendoj se kjo është e drejta. Nuk jam dakord me veton që po na bën Greqia, siç nuk kam qenë dakord me veton që Greqia i vendoste Maqedonisë. Por, këtu mbaron kapitulli i patriotëve që duan të shajnë Greqinë.
Beleri është i burgosur politik, i burgosur me urdhër të Edi Ramës, me spiunët e paguar dhe porositur nga Edi Rama. Kjo është një gjë që mund t’ja bëjë kujtdo. Tjetër Greqia dhe tjetër qytetari që i dhunohen të drejtat”, tha Bushati i ftuar në “Të Paekspozuarit”.