Greta Koçi ngre gishtat në facebook, i ul në garë

 

U përfol se ajo do të ishte Kryetarja e re e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, por ajo para disa orësh ka dhënë dorëheqjen për të vazhduar më tej garën, e që sipas këngëtares arsyet janë personale. Ajo ka shprehur dhe mbështetjen e saj për kandidatin, Belind Këlliçi.
Lajmin e ka bërë vetë të ditur Greta në një postim në facebook, ku shprehet se: Për arsye personale, me keqardhje të thellë më duhet t’ju bëj me dije dorëheqjen time si kandidate në garën zgjedhore për Kryetarin e ri të FRPD. Megjithatë, pavarësisht këtij vendimi, kontributi dhe puna ime e ngushtë me FRPD dhe Partinë Demokratike do të vazhdojë të jetë njësoj si më parë për sfidat që na presin në kuadër të aksioneve opozitare- shprehet Koçi në statusin e saj në rrjetin social facebook.
Për sa i përket kandidatëve të tjerë, ish-kandidatja Koçi ka shprehur dhe pëlqimin dhe mbështetjen e saj, ku shkruan se: "Unë personalisht do të mbështes Belind Këlliçin për postin e Kryetarit të ri të FRPD. Ftoj të gjithë mbështetësit dhe dashamirësit e mi, si edhe të gjithë të rinjtë dhe të rejat demokrate që duan të shohin një Forum Rinor që të jetë promotor i vlerave të vërteta dhe avokate e të drejtave tona, të votojnë Belind Këlliçin"
Koçi e ka mbyllur mesazhin e saj duke falënderuar për mbështetjen e dhënë ndaj saj si dhe është shprehur se do të shihemi në aksionet e ardhshme opozitare. 

R.Shtylla

 

SHKARKO APP