Greva e pedagogëve, Lindita Nikolla refuzon t’i përgjigjet
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla mungoi në Komisionin e Arsimit në Kryesinë e Kuvendit, aty ku u thirr për të dhënë shpjegime se përse nuk janë bërë gati aktet nënligjore, që shkaktuan vonesat e rrogave të pedagogëve.
Në seancën dëgjimore, Nikolla dërgoi zv.ministrin e Arsimit duke thënë se kishte planifikuar një takim me homologun e saj të Kosovës.
Opozita u shpreh se Nikolla tallet në këtë formë me deputetët. Me refuzimin për t’u paraqitur në komision, Ministrja refuzoi t’i japë një përgjigje 123 pedagogëve që i kanë dërguar disa kërkesa dhe që paralajmërojnë një grevë të përgjithshme, nëse këto nuk plotësohen.
Pedagogët kanë firmosur një peticion me disa kërkesa për ministren e Arsimit, Lindita Nikolla. Në rast se kërkesat nuk do të plotësohen, 123 pedagogë paralajmërojnë të hyjnë në grevë.
KOHA JONË SONDAZH

