Greva e pedagogëve, nesër mblidhet Komisioni i Edukimit
Deputetja e PD-së, njëherësh edhe kryetare e Komisionit të Edukimit dhe Medias, Albana Vokshi ka bërë me dije se nesër në orën 10:00, do të diskutohet kërkesa e pedagogëve.
Postimi i plotë
Në cilësinë e Kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Median e mirëpres dhe e mbështes plotësisht kërkesën e asamblesë së pedagogëve të Universitetit të Tiranës për të çelur një debat në Komision për ligjin e arsimit të lartë. Në përgjigje të kësaj kërkese Komisioni për Edukimin dhe Median do të mblidhet nesër në orën 10.00 për të diskutuar mbi këtë kërkesë, dhe caktuar orën e ditën e zhvillimit të mbledhjes me pedagogët.
KOHA JONË SONDAZH

