Greva e pedagogëve, Qorri: Shahini na trajtoi si nxënës

Pas mosgjetjes së zgjidhjes për ligjin e Arsimit të Lartë me ministren e Arsimit, pedagogët kanë nisur grevën. Në mbështetje të pedagogëve protestues janë mbledhur edhe disa studentë. Pedagogu Arlind Qorri thotë se protesta e tij dhe e kolegëve do të vijojë. Teksa u ndal te takimi i pedagogëve me ministren e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Qorri tha se arsyetimi i saj ishte fyes.

”Vendosëm për vijimin e grevës. Në asamble u vendos nisja e grevës pa afat. Pedagogët shkuan me 5 kërkesa te Ministria. Ministrja u foli pedagogëve për paktin, fyese. Ju ka shpjeguar pedagogë, me aq sa më kanë thënë prit t’ju shpjegoj Paktin për Universitetin. Në qoftë se ministrja u thotë do t’ju përgjigjem ju duke ju shpjeguar Paktin për Universitetin, si të ishin nxënës të klasës së parë. Kjo është për të ruajtur dinjitetin e pedagogëve, që nuk mund të fyhen nga qeveria dhe trajtohen si nxënës së klasës së parë”,-tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?