Greva e urisë në Poçem, një nga grevistët shfaq probleme shëndetësore
Vazhdon greva e urisë në Poçem të Fieri. Punonjësit e nënstacionit të Poçemit kanë hyrë në ditën e katër të grevës së tyre.
Ndërkohë, një nga grevistët ka pasur probleme me shëndetin. Pas komplikacioneve rreth orës 03:00 të mëngjesit, atij i është dhëna ndihmë mjekësore.
Grevistët janë shprehur se nuk dot tërhiqen deri sa të marrin pagat e prapambetura.
Thonë se disave u kanë ofruar vende pune, por që i kanë refuzuar.
Punonjësit e nënstacionit elektrik dhe atij të pompimit në Poçem, kanë qenë nën varësi të uzinës së naftës në Ballsh, por nuk janë paguar prej gati 2 vitesh.
Në total janë rreth 850 punonjës të uzinës që janë në protesta për pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës në rafineri.