Grevë në doganën greke, mbyllet për 24 orë Kakavija

Pika kufitare e Kakavijës, e vetmja nga ku bëhet lëvizja në rrugë tokësore mes Shqipërisë e Greqisë do të mbyllet për 24 orë, për shkak se doganierët greke do të jenë në grevë!

Puna do të pezullohet prej orës 07 të mëngjesit me orën greke, ose ora 6 me orën lokale në Shqipëri deri në orën 07:00 të 18 shkurtit!

Gjatë kësaj kohe,  si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Por trau i doganës greke do të ngrihet për raste të vecanta!

Përjashtime do të ketë për udhëtarët këmbësorë, dhe automjetet me emergjenca!

Po ashtu do të lejohet lëvizja e kamionëve që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla, medikamente dhe automjetet për raste emergjente.

Në këto kushte, Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi!

Pikat kufitare të Kapshticës në Korçë, Tre Urave dhe Qafë Botës, ndërkohë janë të mbyllura prej disa muajsh në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit nga qeveria greke!

Në këto kushte, shumë emigrantë po kalojnë tranzit nga Maqedonia e Veriut drejt Greqisë, duke krijuar fluks në pikën kufitare të Qafë Thanës!

Të pezulluara janë edhe lundrimet nga Porti i Sarandës, ndërsa lëvizja në rrugë ajrore bëhet vetëm përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Athinës!

SHKARKO APP