Grida Duma padit Veliajn: Boll më me mashtrime të hedhura në ajër, të vërtetojë saktësinë e shpifjeve të tij
Partia Demokratike ka paditur kryebashkiakun Erion Veliaj për shpifje.
Në një dalje publike për mediat, zonja Duma është shprehur se i janë drejtuar gjykatës pasi sipas saj, kreu i bashkisë Erion Veliaj ka për detyrim që të faktojë ato që thotë.
Më tej Duma ka shtuar se dëmshpërblimi shkon deri në 3 milionë lekë, ndërsa sipas saj këto lekë do të shkojnë në shtet.
“Erion Veliaj të vërtetojë saktësinë e shpifjeve të tij.
Parashikon ligji që është në detyrën e deklaruesit të vërtetojë vërtetësinë e deklarimeve, deklaratave apo shpifjeve që ai vetë bën.
Dispozita ligjore që parashikohet në Kodin Penal, që dëmi i parashikuar do ët shkojë deri në 3 milion lekët ët reja në varësi të asaj që Gjykata do të vendosë në formë të prerë. Unë deklaroj që ky dëm do t’i shkojë shtetit shqiptar dhe askujt tjetër. Ajo që jemi sot këtu, është që drejtësia nuk është vetëm një gjykim, drejtësia është besim, vlera e fjalës në politikë është gjithçka për të rindërtuar Shqipërinë dhe besimin në institucione.
Ne jemi sot këtu sepse besojmë që institucionet vihen në funksionim edhe duke bërë ne veprimet e duhura, duke i çuar dhe duke i drejtuar atyre, pro duke i dhënë dhe mbështetjen politike që drejtësia të nisë gjykimin.
Besoj që kjo do të jetë një rrugë e gjatë në rindërtimin e institucioneve demokratike, ne do të hedhim një tullë për të treguar që boll më me mashtrime ët hedhura në ajër, me njerëz që lihen poshtë urave, jashtë ambientit dhe mundësive për të ndërtuar Shqipërinë, boll më me mashtrime që dëmtojnë dhje shkatërrojnë Shqipërinë, institucionet dhe jetët e njerëzve.
Vlera e fjalës është gjithçka në politikë, gjithçka në jetën tonë.”