Grida Duma për çështjen Balluku: Precedent i ri, trajektore e re ku politika do të çojë drejtësinë
Me 82 vota, Partia Socialiste vendosi të mos ia dorëzojë SPAK ish-zv.kryeministren Belinda Balluku. Në studion e Top Story, moderatorja Grida Duma analizoi situatën aktuale politike të dy kaheve, me PS-në lidhur me çështjen Balluku dhe reagimet e opozitës.
”Analiza ka nisur që ditën e hënë, kur opinion publik priste që Edi Rama të mbante fjalën e vet mbi vendimin për dhënien ose jo të imunitetit për mandatin e zonjës Balluku. Rama trajtoi tre dilema për publikun, të cilat u kthyen në trilema, në momentin kur opozita sot duhet t’i kundërpërgjigjej me një protestë, të cilën duhet ta analizojmë.
Çështja Balluku nuk mbaron këtu, do të vijojë më tej me hetimin. Ajo që ka hapur ky sipar është një precedent i ri, i rrezikshëm ose një trajektore e re ku politika do ta çojë drejtësinë. Sesi radikalizimi i opozitës, ose jo radikalizimi, do të ndikojë në qasjen e ardhshme midis forcave politike, të cilat i drejtohen kodit të ri zgjedhor, me një negociatë të brendshme ose të fshehtë, që do ta shqyrtojmë në Top Story kur të ndodhë, nëse do të kemi lojë sikur apo përplasje reale.
Ky precedent, që PS nisi ta ndërtonte që ditën e hënë me vendimin e proklamuar të Edi Ramës për të qëndruar në pozitat e pezullimit dhe jo të dhënies së mandatit, dhe si ndodhi ky votim i sotëm”.
KOHA JONË SONDAZH

