Grida Duma publikon videon e Ramës duke luajtur basketboll: Ironi me pasojë fate e jetë shqiptarësh!

Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, sulmon kryeministrin Edi Rama, teksa thekson se ai puna e vetme e tij ka qenë të luajë me fatet e njerëzve.

Teksa publikon një video në “Facebook”, ku Rama shfaqet duke bërë kosha me një top basketbolli, ndërsa shkruan se kryeministstri po bën ironi me pasojë fate e jetë shqiptarësh.

Mesazhi i Grida Dumës:
Pasi ka mbledhur mendjen dhe e ka hedhur hallin e njerëzve të pashtëpi në kosh, Rama ka kohë boll të eglendiset duke bërë kosha.

Luan me top, sepse të luajë me fatet e jetët e njerëzve, ka qenë puna e vetme për të.
“I kemi në dorë, ti mbajmë fort mbërthyer e varur dhe pastaj të bëjmë një …..pasim!
Koha le të kalojë, ka boll kohë të bëjë filmime e spote se si nuk ja marrin dot duke bërë kosh!
Ka kohë sa të duash, se ata që presin një çati mbi krye mbi një vit me kokën jashtë, u mësuan”.
Ironi me pasojë fate e jetë shqiptarësh!

SHKARKO APP