Grida Duma: SHBA specifikoi dështimin e marrëveshjes së 5 qershorit
Debati në Çim Peka LIVE në lidhje me votimin e njëanshëm të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor nisi menjëherë i flaktë.
Ish-deputetja demokrate, Grida Duma tha se është shkelur marrëveshja e 5 qershorit.
Por e pyetur se përse në deklaratën e SHBA nuk specifikohet se është shkelur marrëveshja e 5 qershorit, ajo tha se “u specifikua dështimi i 5 qershorit”.
Ajo tha se amerikanët e kanë vendosur gishtin te mazhoranca.
“Nuk e lexoj si shkelje syri për Edi Ramën deklaratën e amerikanëve Kur specifikohet fjala dështim, nuk ka shkelje syri. Themeli i kësaj deklarate është dështim,” tha ajo.