Grida Duma: S’ka nevojë për dialog pazaresh, protestat do të vazhdojnë!

Grida Duma thotë se dialogu duhet të ndodhë, por jo një dialog pazaresh. E ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Duma dhe se dialogu në vendin tonë duhet të kthehet në institucion. Sa i për ketë protestave, edhe pse PD nuk ka shpallur një datë, ish-deputetja tha se ato do të vazhdojnë.

Grida Duma: Ne e kemi bërë të qartë që nuk është çështja e shtyrjes së datës dhe nuk është çështja e diskutimit me negociatë. Është çështja e vendosjes së një bazamenti nga ku do të nisë logjika për të siguruar votën e lirë. Pa diskutim që në një moment të caktuar duhet që dialogu të ekzistojë si institucion në këtë vend. Por me të vërtetë nuk ka nevojë për dialog pazaresh. Nëse dialogu i pazareve përcaktohet nga diçka do të ishte nëse PD dhe opozita do të mbante qëndrimin që pas kësaj le të ulemi. Në fakt ne jemi duke thënë qartazi, as data e zgjedhjeve nuk është çështje, sot nuk është as shtyrja e saj. Pavarësisht rolit të presidentit që po mbron unitetin kombëtar. Nga ana tjetër dialogu ndodh vetëm në parakushtet të sigurojmë që do shkojmë atje tek diskutimi i madh për ndryshimin e sistemit.

Protestat do të jenë të vazhdueshme. Pa asnjë diskutim! Kemi marrë prioritet aleancës qytetare për mbrojtjen e demokracisë dhe kushtetutës. Jemi të angazhuar të gjithë. Kështu që jemi në aktiv të plotë për të qenë në krye të kësaj beteje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?