Grida Duma takim me fermerët në Kavajë: Mbështetje për hapjen e sa më shumë fermave (VIDEO)
Drejtuesja politike e PD-së në Kavajë dhe Rrogozhinë, Grida Duma ishte në familjen e një fermeri të zonës, ku tha se plani qeverisës i opozitës është që të jap më shumë mbështetje për hapjen e sa më shumë fermave dhe gjithashtu siguroi që qeveria e re do të japë subvesion të drejtë.
”Fëmijët ikin se nuk kanë të ardhme. Kemi borxhe dhe e vetmja mundësi ishte të largoheshin fëmijët në emigracion. Kemi tokat e nuk kemi mundësi ti kthejmë në produktive, nuk ka ujë, nuk ka kanalizime. Prodhimi është shumë pak dhe as shpenzimet nuk i mbyllim dot.
Partia Demokratike do të japë subvension të drejtë përdrejte. Duhet të kthejmë rininë e te rrisim instrumentat e motivimin të vijne fëmijët në vendin e tyre.
Do të rrisim mbështetjen për hapjen dhe nxitjen e bisneseve në bujqësisë. Shqipëria fiton me 25 Prill, e ardhmja do ndryshojë”,-tha Duma.