Grida Duma takon gratë në Rrushkull, i premton një 8-vjeçari kënd lojërash

Në bashkëbisedimin me gratë dhe nëna të fshatit Rrushkull të Durrësit Duma, teksa u njoh me shqetësimet e tyre për kushtet e vështira të jetës dhe mungesën e punësimit, ndonëse jetojnë pranë detit dhe me mundësi për të prodhuar më shumë në bujqësi, u premtoi atyre hapjen e vendeve të punës në bujqësi. –  “Unë them që të fillojmë nga punësimi. E para dhe më e rëndësishmja është punësimi. Do hapim fronte pune. Atje ku produkti bujqësor do bëhet do subvenciojmë prodhimin. Atje në fermë ku ka nevojë për të bërë prodhim do të kemi një fond sigurie prej 30 % për fermerët se janë në ditë të hallit”-tha Duma.

Një takim emocionues mes kandidates së djthatë për Durrësin ishte edhe ai me Besart Ismailin, një djalë 8 vjeç nga Rrushkulli i cili kërkoi nga kandidatja një kënd lojërash, ku të luajë me shokët e tij.

“Këtu kanë shumë hapësira që i kanë çuar kot. Kur të rritesh do e kujtosh bisedën tonë bashkë. Do bëjmë këto gjërat e para por unë të jap fjalën ty që maksimumi për një vit e gjysmë, ne të dy do vizatojmë vendin ku do bëjmë lojërat dhe do vijmë se s’bën”, iu zotua Duma, Besartit.

SHKARKO APP