Grida Duma: Të bindur për ndryshim, nuk do zhgënjej besimin tuaj‏

 

Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma preku nga afër kushtet e vështira ekonomike dhe sociale  të banorëve të Rrashbullit. “Kemi bindje socialiste. Nuk po bëjnë asnjë lloj ndryshimi dhe papunësia është në rritje. Çmimet janë të larta dhe energjia është në stratosferë”, i tha kandidates një banor.

Zonja Duma i tha se nuk do e zhgënjejë për besimin që po i jep ndërsa ftoi banorët të besojnë tek ndryshimi. “Nuk ke për tu zhgënjyer nga besimi që do më japësh”, tha Duma.

Kandidatja tha se punësimi është prioriteti saj dhe se bashkia do të gjejë të gjitha mënyrat që të zbusë kushtet e vështira të jetesës. “Puna është e para. Do gjejmë të gjitha mënyrat të rrisim punësimin. Po të zbresim papunësinë kemi arritur të bëjmë misionin e parë”, u shpreh Duma. 

SHKARKO APP