Gripi arrin pikun në Shqipëri, 17 mijë raste me infeksione respiratore në javë

Shqipëria është në pikun e qarkullimit të gripit. Ekspertë e shëndetit publik thonë se qarkullimi i dendur i infeksioneve respiratore ka bërë që vendi të arrijë pikun e gripit, por larg pragut epidemik. “Jemi në pikun e qarkullimit të gripit. Piku parashikohet të zgjasë 2-3 javë, por nuk ka vend për panik, jemi endeshumë larg pragut epidemik”.

Krahasuar me një javë më parë, ISHP ka regjistruar 11% më shumë raste, apo e thënë ndryshe 2 mijë persona me infeksionet respiratore. “Numri i personave që paraqiten me infeksione respiratore të sipërme dhe të poshtme në të gjithë vendin ka arritur 17 mijë raste në javë”.

Sipas bluzave të bardha rritja e infeksioneve respiratore është shoqëruar edhe me rritje të shtrimeve në spital. Më të prekurit janë grupmosha padiatrike dhe të sëmurët kronikë të cilët e kalojnë edhe më rëndë gripin. Ekspertë rekomandojnë kryerjen e vaksinës së gripit në çdo kohë.

SHKARKO APP