Gripi i pulave, AKU-ja monitorim dhe kontroll në mbarë Shqipërinë
Që pas konfirmimit të grupit të shpendëve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë masat, si në terren ashtu edhe në pikat e Inspektimit Kufitar, në bazë të Planit të Kontigjenceës, të miratuar nga Ministri për monitorim dhe kontroll të situatës në përmbushje të sigurisë ushqimore dhe garantimin e shëndetit të konsumatorit.
Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Jeta Deda ka përcjellë mesazhe sigurie për konsumatorin shqiptar. “Prej 5 javësh monitirohet në mënyrë të vazhdueshme dhe raportohet lidhur me gjetjet nëpër tregje, dyqane mishi për gjurmueshmërinë, dokumentacionin e rregullt, certifikatat veterinare”.
Sipas drejtoreshës, deri tani më tani nuk është evidentuar asnjë rast problematik, si në dokumentacion ashtu edhe në etiketim të produktit, si dhe kushtet e ruajtjes.
AKU siguron konsumatorët se ushqimet me origjinë shpendore në treg janë brenda stadardeve të gjurmueshmërise dhe janë të verifikuara nga inspektorët, të cilët janë në terren.
KOHA JONË SONDAZH

