Gripi, shënohet viktima e tretë
Këtë të hënë është regjistruar edhe viktima e tretë nga gripi. Ende nuk kanë dalë rezultatet përfundimtare por dyshohet se shkaku i vdekjes janë komplikacionet që erdhën pas gripit.
Viktima është nga Gramshi dhe humbi jetën në Sanatoriumin e Tiranës. Në 3 ditë, në këtë spital humbën jetën edhe dy persona të tjerë, sërish nga komplikacionet e shkaktuara nga gripi.
Në Sanatorium ndodhen shumë persona të tjerë në gjendje të rëndë për shkak të gripit sezonal, e mjekët po bëjnë të pamundurëm për të shëruar rastet e rënda që janë mbledhur aty nga i gjithë vendi.
KOHA JONË SONDAZH

