Gris fletën e votimit dhe tenton të marrë vulat, arrestohet 66-vjeçari në Kamëz

Policia e Kamzës ka vënë në pranga një 66-vjeçar, nën akuzën e “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor.

Policia bën me dije arrestimi i “Astrit Çuçka, 66 vjeç banues në Kamz, u bë pasi  ky shtetas rreth orës 12:00, është paraqitur pranë QV Nr.  1567 dhe pasi ka marrë fletën e votimit, e ka  grisur atë dhe ka tentuar të marrë vulat e QV dhe të thyejë kutinë e votimit”.

Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur kapjen, shoqërimin dhe arrestimin e shtetasit të mësipërm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet në ngarkim të shtetasit të sipërpërmëndur do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?