Grisejda Myslimi, kandidatja e LSI që fitoi zemrat e vlonjatëve dhe po thyen Rilindjen në Vlorë

Vlora është bastioni i përleshjes finale mes LSI dhe RILINDJES së Edi Ramës. Nga Vlora do ta marrë përgjigjen dhe fundin politik kryeministri Rama.

Vlora ka një femër kandidate me emrin Grisejda Myslimi (ose Grejsi siç e thërrasin) në numrin dy të listës së LSI. Grejsi është pedagoge e financës në UET në Tiranë. Kurajoze dhe e vendosur, Grisejda, do jetë deputete në Parlament më 25 prill. Ajo synon që tre deputetë nga LSI të jenë të sigurtë, por edhe Saranda të ketë deputetin e saj.

Ajo nuk ka shumë përvojë politike, por ka shpirtin rinor vlonjat që ndez shpirtrat dhe zemrat e Vlorës për të larguar këtë kryeministër të krimit dhe oligarkëve. Grisejda do të jetë zëri vlonjat dhe do përfaqësojë Vlorën me qëndrimet e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

E pyetur për sfidën e 25 Prillit, ajo shprehet e sigurt për fitoren e tre mandateve. “Besoj te patriotizmi i vlonjatëve dhe dinjiteti i tyre. Unë nuk i trembem”- sfidave thotë Grisejda. Ajo është vajza e ish-kampionit të peshëngritjes Myslym Myslymi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Besoj shumë te padurimi i rinisë vlonjate për ndryshim dhe jemi një ekip të rinjsh vlonjatë që kandidojmë, bashkë me Dikens Bushin dhe Anxhela Shenajn”- shprehet kandidatja e LSI me numrin dy në listën e kandidatëve për deputet.

Me vajzat dhe djemte e rinj, kandidate për deputetë si Grisejda Myslimi, Anxhela Shenaj dhe Dikens Bushaj, fitorja e LSI-së në Vlorë do jetë e thellë. E drejtuar nga Monika Kryemadhi, LSI, do jetë zëri i rinisë dhe shqiptarëve të cilët duan ndryshim me 25 prill.

Sazan Noti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?