Grisejda Myslimi: Më 25 prill, Vlora vulos triumfin e vajzave dhe djemve të saj patriotë. Ne do të jemi zëri juaj në Parlament
Kandidatja e LSI në qarkun e Vlorës, Grisejda Myslimi, thotë se më 25 prill rikthehet shpresa te rinia për një të ardhme me të mirë dhe kjo fillon me largimin e kësaj Qeverie, që e shpopulloi Vlorën dhe e përmbyti me korrupsion.
Në një postim në rrjetet sociale, Myslimi shkruan se “Forca dhe energjia e të rinjve vlonjatë, që na bashkohen çdo ditë, do ta shporrë “Rilindjen” nga Vlora, që sot si alternativë ofron “Tërmetin” e koncensioneve dhe vjedhjes së votave, mafien e “Astirit” dhe çimkat e tyre“.
Postimi i plotë i Grisejda Myslimit në Facebook:
Takim frymëzues me të rinjtë e Rajonit 3! 😍
Kthimi i shpresës te rinia për një të ardhme më të mirë është detyrë kombëtare🇦🇱. Kjo fillon me largimin e kësaj Qeverie, që e shpopulloi Vlorën dhe e përmbyti me korrupsion.
Forca💪 dhe energjia🔥 e të rinjve vlonjatë, që na bashkohen çdo ditë, do ta shporrë “Rilindjen” nga Vlora, që sot si alternativë ofron “Tërmetin” e koncensioneve dhe vjedhjes së votave, mafien e “Astirit” dhe çimkat e tyre.
Më 25 prill Vlora vulos triumfin e vajzave dhe djemve të saj patriotë.
VOTONI PËR VAJZAT E VLORËS!🌹 VOTONI LSI!🌹 VOTONI NUMRIN!
Ne do të jemi zëri juaj në Parlament! 🗣️
LSI🌹FITON3️⃣MANDATE TË SIGURTA NË VLORË!
VL❤️RA DO IA BËJË FORA!