Gr*shte dhe kaos! Deputeti Shehu: Protesta ndodhin kudo në Parlamente, mazhoranca të na respektojë

Deputeti i PD-s së Rithemelimit, Tritan Shehu thotë se opozitës i janë shkelur të drejtat, prandaj po proteston. Për të mazhoranca nuk ka të drejtë që të tjetërsojë opozitën, duke shtuar se protesta ndodhin në çdo parlament të botës.

”Opozitës i janë mohuar ngritja e komisioneve hetimore. Deputetë e mazhorancës duhet të jenë më të qetë kur opozita proteston, për shkeljen e demokracisë në parlamentin shqiptar. I bëj thirrje kolegeve të mazhorancës që të respektojnë opozitën në protesta e saj. Ka disa deputet të kthyer në paterica të mazhorancës.

Nuk e inkurajoj dhunën, por opozita është nënshtruar. Mazhoranca nuk ka të drejtë të tjetërsojë opozitën, sepse shkelet demokracia. Protestat ndodhin në parlamente. Në momentin që ata nuk respektojnë opozitën duke shkelur me këmbë opozitën, fillojnë protestat.

Basha pësoi një dështim të plotë me drejtimin e PD-së. Nuk ka lidhje me masën ndaj Berishës. Drejtësia komandohet. Nuk është një drejtësi e lirshme, por në komandën e regjimit”,-tha Shehu.

SHKARKO APP