Grua, burrë apo transgjinor?! Muralja te ”Qytet Studenti” ndez debate

Një murale që mbulon fasadën e një prej godinave në ”Qytet Studenti”, ka ndezur një debat. Në dilemën e asaj që paraqet, figurës së gruas, burrit apo një transgjinori që fluturon i lirë, imazhi ka ngjallur debate.

Pastori Akil Pano, është një prej figurave publike që ka reaguar, lidhur me të. “Në sfond; me sa dalloj, shoh trupin muskuloz të një burri që dëshiron të jetë grua, teksa mendon se i zbulon botës ‘hiret’ e një gruaje në trupin e një burri!? Qofsha i gabuar! Më thoni pak ju lutem; e kujt është përgjegjësia e vendosjes se këtij ‘krijimi’ ne njërën prej godinave? Pse tek studentët/ të rinjtë? A janë pyetur studentët, apo janë ndodhur përballë faktit?”, shkruan ndër të tjera pastori.

Dekori i Bashkisë Tiranë ka mundësuar realizimin e këtij murali, ndërsa autorësia, siç mësojmë prej tyre, i përket një autori argjentinas, të quajtur Sasha.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Murali në fjalë është realizuar nga një artist spanjoll, i cili pasi mbaroi një mural brenda një kohe të shkurtër, kërkoi të realizonte një të dytë, i frymëzuar nga një grua rome që kërkonte lëmoshë te pallati ku ai kishte punuar. Krijoi afrimitet me të, aq sa gjatë kohës kur punonte muralin e parë, ndante drekën me të. Donte ta përdorte si modele me idenë që i vetmi moment kur ajo mund të ndihej mirë dhe e lirë, ishte duke e vënë në një mur me ngjyra dhe me motive shqiptare, siç është rasti i elementëve të qilimit në sfond”, përgjigjen nga Dekori i Bashkisë Tiranë. Sa i përket përzgjedhjes së vendit, Dekori përgjigjet se është bërë në mënyrë rastësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?