Gruaja e mësuesit të akuzuar për përdhunim: Nuk dal dot në oborr nga turpi

Gruaja dhe dy djemtë e mësuesit Demir Hoxha, që akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me nxënësen e vet 11 vjet e gjysëm, janë shprehur të shokuar.

E shoqja, Burbuqe Demiri, thotë se nuk del dot në oborr nga turpi. “Nuk kam çfarë të them. Nuk dal dot as në oborr. Më vjen turp nga ç’po dëgjoj. Nëse Demiri e ka bërë diçka të tillë, le të vuajë atje dhe unë i jap duart, duke u kujdesur vetë për fëmijët. Ama, nëse ai është i pastër dhe nuk ka gisht në këtë histori, duhet të zbardhet e vërteta sa më shpejt”, thotë ajo.

Ndërsa shokët e klasës së vajzës thonë se Hoxha kyçej me këtë të fundit në klasë, me pretendimin se po korrigjonin provimet, pasi ajo ishte nxënësja më e mirë dhe e ndihmonte atë.

“Mësuesi qendronte në pushim të gjatë ose në orët e fizkulturës në klasë, duke u thënë nxënësve se do të korrigjonte provimet apo diktimet dhe i kërkonte asaj që ta ndihmonte, pasi ajo ishte nxënësja më e mirë”, thonë shokët e vajzës.

SHKARKO APP