Gruaja e Moikomit PD-së: E latë pa punë!

 

Ndërsa sëmundja e rëndë e studiuesit të njohur, Moikom Zeqo, ka pushtuar debatin në rrjetet sociale, atë e ka komentuar në rrjet edhe deputetja demokrate, Albana Vokshi.

Per ministrin dhe drejtuesit e QSUT, eshte nje turp i shtuar indiferenca per kurimin e merituar si per z. Moikom ashtu edhe per cdo shtetas tjeter qe paguan taksa dhe nuk merr asnje sherbim. Publicistit dhe studiuesit te njohur i uroj sherim sa me te shpejte,” shkruan Vokshi.

Por gruaja e Zeqos, Lida Miraj, i është përgjigjur ashpër në FB.

Më erdhi turp kur lexova mesazhin tuaj. A nuk ishte qeveria, të cilën përfaqësoni, që Moikom Zeqon e la pa punë, sapo mori pushtetin në vitin 2005, kur ai ishte në kulmin e krijimtarisë së tij dhe mos harroni se ishte në moshën 55 vjeçJu lutem, mos u shtirni sikur po ju vjen keq, sepse nuk mund ta shfrytëzoni këtë gjë për banalitete politike. Më e pakta që mund të bënit ishte të mbyllnit gojën e të kërkoni falje publike për veprimet e shëmtuara”, shkruan ajo.

SHKARKO APP