GRUAJA E SCHUMACHER SHET PASURITË E KAMPIONIT TË F1: NUK DO TË MUND T’I PËRDORË MË KURRË

 

Bashkëshortja e kampionit të Formula 1, Michael Schumacher shiti avionin dhe shtëpinë e pushimit të tij, pasi sipas saj ai nuk do të mund që t’i përdorë më kurrë. Michael është në gjendje të vështirë shëndetësore, nuk mund të lëvizë, të flasë dhe ka nevojë për infermierë që të kujdesen për të. 

 

Pas aksidentit të vitit 2013 në ski ku qëndroi edhe shumë kohë në koma, kampioni ka bërë shumë pak progres, siç raportojnë doktorët. 46-vjeçarja Corinna po gëzon “perandorinë e bizneseve” që kapin vlerën 500 milionë paund të yllit të Formula 1, pasi Schumacher nuk do të mund që t’i gëzojë më ato. Ndërsa në lidhje me veten e saj Corinna shprehet: “Si grua jamë vetëm. Vetëm në një perandori të artë”. Schumacher është një nga garuesit e F1 më të suksesshëm në botë me 7 kupa fituese në të gjithë botën. Djali i tij 16-vjeçar Mick Schumacher po ndjek rrugën e të atit dhe është kategorizuar si i talentuar në garat e Formula4.

SHKARKO APP