Gruaja e vdekur në Bërzhitë, grabitësit e dinin që kishte shitur bagëtinë
Krimi makabër në Bërzhitë, ku 74 vjeçarja u tortura e më pas u vra nga grabitësit, të afërm të së ndjerës, kanë rrëfyer detaje të reja.
“Ajo shiti bagëtinë, ndoshta grabitësit e kishin mësuar këtë. Ajo është dhunuar dhe grabitur dhe një herë më parë. 74 vjeçarja jetonte e vetme pasi kishte mbetur e ve qe e re. Policia nuk na bëri asgjë për grabitjen e parë”, mësohet të ketë thënë një e afërm e 74 vjeçares.
Ajo është gjetur këmbë e duar, e lidhur në pragun e shtëpisë dhe ishte e mbuluar me një shami të zezë në fytyrë. Gjithçka në shtëpinë e viktimës është ë shkatërruar. Kjo shton dyshimte se e moshuar mund të jetë grabitur.
“Prej dy ditësh nuk e pashë të nxirrte bagëtinë. E kam gjetur trupin e pajete të lidhur këmbe e duar”,- tha kryeplaku.
Nipi i saj ka thënë se e moshuar ishte grabitur në prill të 2015. Ajo i kishte dorëzuar rreth 2 milion e gjysmë leke të vjetra grabitësit pasi ai e kishte goditur me dru në kokë.