Gruaja emocionohet dhe qan në takimin me Ramën, kryeministri: Ç’ke mo zemër?

Kryeministri Edi Rama vijoi këtë të martë turin e tij të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Teksa ishte sot në Fier, Rama prezantoi një grua të ekipit, e cila papritur loton. Rama u habit nga sjellja e saj, duke e pyetur më pas se çfarë i ndodhi. Socialistja tha se lotët po i dalin për shkak të emocioneve.

Biseda:

Rama: Kjo është kampionja e socialistëve të Fierit. Ç’ke mo zemër? Unë thashë se do kërcejmë bashkë, ti qan.

Gruaja: Kam emocione.

Rama: Po mirë mo, ja sa të përmend unë dy veta e të dalin emocionet.

SHKARKO APP