Gruaja godet 33-vjeçaren dhe i rrëmben djalin e vogël: Është i imi
Panik në një familje vlonjate. Një grua ka goditur një 33 vjeçare dhe i ka rrëmbyer djalin 3 vjeçar me pretendimin se ishte i saji. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë dhe sipas policisë, autorja është me probleme mendore.
Policia bën me dije se denoncimi është bërë nga O.B., vjeçe 33, banuese në Vlorë, pasi shtetasja S.M., vjeçe 49, banuese në Vlorë (me probleme mendore), e ka goditur paditësen dhe i ka marrë djalin tre vjeçar duke pretenduar se është i saji.
Njoftimi i policise
Më datë 06.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen O.B., vjeçe 33, banuese në Vlorë, pasi shtetasja S.M., vjeçe 49, banuese në Vlorë (me probleme mendore), e ka goditur paditësen dhe i ka marrë djalin tre vjeçar duke pretenduar se është i saji. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
KOHA JONË SONDAZH

