Gruaja hidhet nga kati i tetë, ndërron jetë në vend!
Një grua 42-vjeçare është hedhur nga kati i tetë në Fier.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:35, te pallatet e banesave sociale të qytetit, saktësisht në lagjen “16 Prilli”. E ndjera ka ndërruar jetë në vend, teksa ende nuk dihen shkaqet që e shtynë gruan drejt vetëvrasjes.
Sipas familjarëve, kjo shtetase është vetëhedhur nga tarraca, pasi ka pasur shenja depresioni. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.