Gruaja ikën me të dashurin, i vë gjobë të shoqit

Një grua në Bilisht të Devollit e ka shfrenuar fantazinë, ka sajuar rrëmbimin e saj. Gruaja me inicialet A.Sh, është larguar nga banesa ku jetonte me të shoqin. Ajo ka ikur me të dashurin e vet, me inicialet A.K.

Por, ajo nuk e ka lënë me kaq. Bashkë me të dashurin e vet, i kanë vënë një gjobë prej 10 milion lekësh ish­bashkëshortit të saj, me pretendimin se ajo ishte rrëmbyer. Ish­bashkëshorti me inicialet P.Sh, është marrë në telefon nga i dashuri i gruas së vet. Ky i fundit i ka thënë se i ka rrëmbyer gruan.

Për këtë arsye, i ka kërkuar 10 milion lekë, në këmbim të lirimit të së shoqes. P.Sh kishte shitur një pronë dhe gruaja e tij kishte vënë në dijeni të dashurin, se ai e kishte një shumë të tillë. Por, plani i dy dashnorëve ka dështuar, pasi P.Sh pas kësaj telefonate, ka njoftuar policinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas disa hetimeve, dy dashnorët janë arrestuar në flagrancë dhe tashmë do të gjykohen në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?