Gruaja ndërroi jetë nga hemoragjia pasi u përplas me makinë, lihet i lirë shoferi
Një 64 vjeçare nga Elbasani ka ndërruar jetë disa ditë pas aksidentit, ndërkohë drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është lënë i lirë.
Akti mjeko-ligjor ka nxjerrë në pah se 64 vjeçarja nuk është plagosur rëndë, pra ka pasur dëmtime të lehta.
Djali i viktimës Reans Myrteza, në një intervistë për Fax Neës ka rrëfyer gjithë ngjarjen e ndodhur mesditën e 5 shkurtit. Ai thote se nëna e tij ndërroi jetë nga hemoragjia e brendshme si pasojë e përplasjes. Ai kërkon drejtësi, pasi në të kundërt do të jetë ai që do të kryeje vetëgjyqësi.
Mjeksia ligjore e cila në shumicën e rasteve do të paktën 10-15 ditë të shprehet në rastin konkret e ka nxjerrë aktin për 72 orë. Kjo ka qenë dhe arsyeja që gjykata ka vendosur lirimin e 22 vjeçarit i identifikuar si Xhoalt Shermadhi.
“Tek i demtuari konsatohet: Thyerje e një prej kockave të kërcit të këmbës së majtë dhe thyerje e gishtit në anën e djathtë. Këto dëmtime hyjnë në kategorinë e atyre që kanë shkaktuar paaftësi të përkohshme për punën mbi 9 ditë. Ky është konkluzinoni i arritur nga eksperti mjeko ligjor Renato Osmenaj në datën 6 shkurt 2020. Në bazë të këtij vendimi Xhoalt Shermadhi është lënë i lirë.
Kanë qenë pikërisht këto dëmtime që i kanë sjellë vdekjen 64 vjeçares Violeta Myrtezai disa dite ditë pas aksidentit.
Ne lidhje me aksidentin nuk ka patur as nje reagim zyrtar nga policia, ndersa e gjitha eshte mbyllur me shpejtësi.