Gruaja në Fier përfundon në spital me plagë të rënda, arrestohet bashkëshorti i saj

Një tjetër rast i dhunës ndaj gruas është denoncuar në Polici, këtë herë në Fier, kur një e re ka përfunduar në spital për shkak të goditjeve nga bashkëshorti. Policia e Fierit ka arrestuar 38-vjeçarin S. Mersini.

Sipas informacioneve nga policia, e dhunuara është dërguar në spitalin e Fierit ku ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas është larguar në banesë.

Njoftimi

Swiss Digital Desktop Reklama

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 38 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Fierit, është larguar për në banesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?