Gruaja nga Berati infektoi gjithë familjen me koronavirus, dalin përgjigjet për 87 kolegët e fasonërisë
Ditën e djeshme një punonjëse fasonërie 45-vjeçe rezultoi pozitive me koronavirus pas kryerjes së tamponit. Ditën e sotme ISHP raporton se gruaja ka infektuar edhe 4 persona të tjerë, pjestarë të familjes së saj.
Të infektuar janë burri i saj 53-vjeç, vajza adoleshente 19-vjeç, si dhe vjehrra dhe vjehrrri. Për fat të mirë 87 tamponët e kryer për kolegët e fasonërisë rezultojnë të gjithë negative.
Kujtojmë se në 24 orët e fundit janë shënuar 77 raste të reja nga 402 testime ndërsa kanë ndërruar jetë 2 persona. Gjithashtu në Spitalin Infektiv janë të shtruar 87 persona nga të cilët 15 në terapi intensive dhe 2 të intubuar.
Situata epidemiologjike në vend po vijon në javën e 16 të epidemisë, por në 3 javët e fundit kemi një intensitet të lartë të hasjes së rasteve pozitive me Covid19. Kemi gjithashtu dhe një numër të lartë të rasteve që kërkojnë trajtim spitalor dhe terapi intensive. Kjo situatë, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me kriterin epidemiologjik, siç është periudha e gjatë e inkubacionit 14 ditor, si dhe mos respektimi i masave të vendosura për ndërprerjen e trasmetimit të virusit.