Gruaja nga Tirana kërkon urdhër-mbrojtje, pranga burrit të dhunshëm
Aktualitet E Hënë, 1 Qershor 2020 15:42
Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. Xh. Ky i fundit akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.