Gruaja po qëndron në ambulancë tek Infektivi, burri tregon sa ka shpenzuar për ilaçet në 4 ditë
Një burrë nga Kamza, i cili edhe vetë ka rezultuar pozitiv me Covid-19, është detyruar që të dalë nga banesa për të shoqëruar bashkëshorten e tij në spitalin Infektiv, pasi është në gjendje të rënduar. Qytetari thotë se gruaja e tij, 46-vjeçe po mbahet në ambulancë.
Për ”News 24”, ai shpjegoi se gjendja e gruas u rëndua, ndërsa vetë nuk ka simptoma. Kurimi në shtëpi vijoi për katër ditë dhe ilaçet i kanë kushtuar 500 mijë lekë dhe nuk ka marrë asnjë lloj rimbursimi.
“30 e ka oksigjenin. Sot tani e prumë ne, në Kamzë rrimë me shtëpi. 4 ditë e kemi mbajtur në shtëpi me mjekime. Vetëm mbrëmë i bëmë oksigjen. Jam mirë unë, të enjten e kam bërë tamponin, po temperaturë nuk kam. Tani është në ambulancë. Po ça të bëj unë ta lë gruan të vdesë? Gruaja është 46-vjeçe. Nuk më kanë shkuar shumë mjekimet, po nuk i kam llogarit, oksigjenin e kam marrë privat, afër 500 mijë lekëshit, asgjë e rimbursuar”.