Gruaja që paditi ”trafikantin” shqiptar në Malin e Zi
67-vjeçarja Lulë Zefi priti drejtësi në Shqipëri, dhe udhëtoi në Malin e Zi. Ajo shkoi në prokurorinë e lartë të Podgoricës, ku denoncoi Pëllumb Gjokën për çështje droge. Por çështja u mbajt për një vit në prokurorinë e kryeqytetit ku dhe po hetohet për pastrim parash.
Emri i biznesmenit iu referua Prokurorisë së Tiranës nga Mali i Zi në 11 tetor 2022 për t’u hetuar për prodhim, mbajtje dhe vënie në qarkullim të pautorizuar të lëndëve narkotike. Denoncuesja u citon mediat malazezëve, që gjatë vitit 2016 lakonin në Shqipëri emrin e Gjokës për trafik hashashi nga laguna e Vilunit në Velipojë me destinacion Malin e Zi e më pas Italinë. N
jë informacion ky që konsideronte si lidhje të të dyshuarit disa zyrtarë policie të tetë viteve më parë. Prokuroria konfirmon jo zyrtarisht se nuk ka qëndruar duarlidhur dhe se policia i konfirmoi se Gjoka nuk rezultonte i dënuar. Ndërkohë që pritet të shpallë moskompetencën dhe t’ia delegojë dosjen SPAK.
Megjithatë SPAK po e heton Gjokën së bashku me Behar Bajrin, Evris Marinin dhe 13 të tjerë duke nisur nga akuzat më të rënda të vrasjes deri tek korrupsioni ndaj zyrtarëve të prokurorisë dhe të policisë. Kjo dosje, e cila konsiderohet si “kutia e Pandorës” u çel mbasi e njëjta qytetare në 16 janar 2023 kishte dërguar kallëzim me postë duke kallëzuar se një grup kriminal ku ishte edhe Gjoka i kishin marrë pronat në mënyrë të paligjshme. Por pikat mbi I u vunë nga zbardhja e bisedave në aplikacionin SKY , ku një rrjet njerëzish të krimit dhe të ligjit ishin bërë bashkë duke i shërbyer njëri-tjetrit.
Marrë nga Top Channel
KOHA JONË SONDAZH

