Gruaja rreh ish-bashkëshortin e sapomartuar dhe gruan e re

Ndodh që të rreh edhe gruaja ose ish- gruaja.  Kjo ka ndodhur sot .Policia e Tiranës ka arrestuar një grua, e cila dhunoi ish-bashkëshortin e saj.Ky i fundit kishte vetëm dy javë që ishte martuar sërish. Suzana Agolli (Alushi) shkoi sot në banesën e ish-bashkëshortit, ndaj të cilit ushtroi dhunë.Më pas ajo ka kërcënuar gruan e tij të re, 41-vjeçaren E.ZH. Përveç kësaj, ajo i ka marrë asaj edhe një varëse floriri.

Ngjarja ndodhi te “Rruga e Dibrës”. Pas denoncimit të 59-vjeçarit G.A, Suzana Agolli është arrestuar nga policia.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Tiranës

SHKARKO APP