”Gruaja, shpirti i thesareve tona etnografike”, një aktivitet nga Zonja e Parë e Shqipërisë, Armanda Begaj
Institucioni i Presidentit të Republikës zhvilloi këtë vit aktivitetin “Gruaja, shpirti i thesareve tona etnografike”, kushtuar veshjes popullore shqiptare. Ky aktivitet u organizua nën kujdesin e Zonjës së Parë të Republikës, Armanda Begaj, me synim promovimin e veshjeve populloreshqiptare, nderimin dhe ruajtjen e trashëgimisë etnografike.
Pjesëmarrës ishin zonja me kontribut në jetën kulturore shqiptare, ambasadorë dhe bashkëshortet e ambasadorëve qëshërbejnë në vendin tonë, si edhe personalitete nga fusha tëndryshme të artit. Veshjet tradicionale nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, nga Kosova si edhe veshjet arbëreshe, shfaqën larminë dhe origjinalitetin e tyre bashkë me elementë me vlera kulturore dhe artistike.
Ato erdhën në këtë aktivitet si dëshmi e zhvillimit tëhershëm të zejtarisë artistike, dijebërjes,endjes dhe qëndismave,duke pasqyruar historinë tonë ndër shekuj.
”Ne shqiptarët kemi trashëguar ndër shekuj e brezanjë pasuri të madhe të veshjeve popullore të punuara mjeshtërisht nga gra e vajza. Këto veshjepërgjatë proceseve të ndryshme të zhvillimit historik, social e kulturor, krijuan dhe fizionominë tonë”,-u shpreh Zonja ArmandaBegaj gjatë fjalës përshëndetëse në këtë aktivitet. Zonja e Parë vlerësoi në veçanti gratë që marrin përsipër riprodhimin e veshjeve popullore, duke ruajtur me fanatizëm origjinalitetin e tyre, ndërsa theksoi se gjithsecili jep kontribut në ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë kulturore.
”Ne sot ndoshta nuk endim më sa dikur, nuk qëndisim e nuk përcjellim vajzën me pajën tradicionale të të parëve tanë, por kemi mundësiqë kulturën materiale dhe shpirtërore, etnografinëshqiptare ta ruajmë me fanatizëm, ta pasurojmë,ta përhapim dhe ta trashëgojmë në brezat e ardhshëm. Le ta përdorim historinë tonë të lashtë dhe të pasur për të qenë krenar në çdo kohë për qenien tonë, krenar për kombin shqiptar”,-u shpreh ZonjaBegaj. Pasi ndoqën sfilatën e veshjeve popullore të shoqëruara nga vallet e krahinave përkatëse, të pranishmit ndanë mbresat, opinionet dhe eksperiencat e tyre në lidhje me etnografinë, ruajtjen dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.