Gruaja shqiptare në Siri bën thirrjen e dëshpëruar: Më shpëtoni vëllezërit nga burgjet kurde
Stela Stafhasani, me origjinë nga Burreli është peng ende në kampet e Sirisë, por më shumë sesa për kthimin e saj mendon për vëllezërit. Ajo ka dërguar një mesazh zanor familjarëve, nga ku kërkon ndihmë për dy vëllezërit njëri minoren, që mbahen nga kurdët në burgjet.
“Gjithsesi unë interesohem më shumë për vëllezërit e mi. Kam dy vëllezër që i kam në burgjet këtu tek kurdët edhe interesohem për ta në qoftë se shteti shqiptarë të mundet të bëjë të pamundurën që ti tërheqë dhe ti shpëtojë nga këto burgje. Kam dy vëllezër. Huseid Stafhasani dhe Arbër Stafhasani. Huseidi është diku ke 17 vjeç, domethënë është ende minoren dhe duhet me patjetër shteti shqiptarë ta tërheqë. Arbër Stafhasani është 23 vjeç. Ai kur ka ardhur këtu ka qenë minoren dhe ka ardhur i tërhequr nga familja e tij normalisht pa dëshirën e tij”, thotë Stela.
23 marsi 2019 me marrjen e qytetit Baghouz nga forcat demokratike siriane kurdë SDF, të mbështetura nga trupat amerikane, shënoi rënien e shtetit islamik. Ata kanë kapur dhe mbajë në burgje në Sirinë Verilindore rreth 12.000 ish luftëtar të ISIS, bashkë me rreth 100.000 gra dhe fëmijë në kampe. Mbetet e paqartë sesa prej 140 shtetasve shqiptarë që shkuan në Siri në harkun kohor 2012-2014, janë vrarë dhe sa janë në burgjet kurde.
KOHA JONË SONDAZH

