Gruaja shqiptare sulmohet me thikë nga partneri rumun në Greqi

Një 44-vjeçare shqiptare është sulmuar nga partneri i saj në Greqi. Shqiptarja po trajtohet në spitalin “Gennimatas”, raportojnë mediat vendase.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, pak pas orës 20:30, në rrugën Agios Meletiou, në Patisia. Nuk dihet pse sulmuesi e ka sulmuar gruan.

Burri me origjinë rumune ka sulmuar me një objekt të mprehtë partneren e tij 44-vjeçare nga Shqipëria, duke e plagosur në shpinë, krah dhe këmbë.

Viktima është dërguar në spitalin “Gennimatas”, ku po trajtohet, ndërkohë që po kryhen hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

SHKARKO APP