Gruas i duken flokët nën rrënoja, dyshohet se ka humbur jetën

Pamjet e sotme që të ofron Shqipëria janë vërtetë të rënda. Pasojat janë tepër të rënda, duke nisur nga ata që kanë humbur jetën e dëmet e shumta materiale. Në videon e mëposhtme, e publikuar nga Fax News, vihet re një grua, e cila ndodhet nën rrënoja.

Ende nuk dihet identiteti i saj, ndërsa po punohet me kujdes për nxjerrjen e trupit, pasi mund të ketë dhe persona të tjerë brenda.

Asaj i duken flokët e bëra gërshetë. Mediat raportojnë se gruaja mund të ketë ndërruar jetë. Pamjet vinë nga Thumana, një prek zonave më të prekura nga tërmeti.

Derimë tani zyrtarisht nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes raportohet për 7 viktima, mirëpo numri pritet që të rritet në orët në vijim, për shkak se shumë persona ndodhen nën gërmadha. Nga ana tjetër më shumë se 320 persona janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Pamje të rënda/ I duken flokët dhe gishtat, një grua ende nën rrënoja në Thumanë

SHKARKO APP